Pas akuzave të Bashës, Dako: Jam i pafajshëm, jam gati të ballafaqohem në çdo shesh

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, i është përgjigjur me një postim në rrjetet sociale, deklaratës së kreut demokrat, Lulzim Basha, sipas të cilit agjensitë ligjzbatuese të vendeve partnere kanë regjistrime që provojnë lidhjet mes tij dhe grupeve kriminale.

Kliko per me shume info

Basha tha se ka regjistrime dhe biseda telefonike që Dako ka premtuar leje ndërtimi në shkëmbim të vjedhjes dhe manipulimit të votave në zgjedhjet e 25 qershorit.

Por në reagimin e tij, Dako thotë se është i gatshëm të ballafaqohet në çdo studio apo shesh publik, për të gjitha akuzat që bëhen ndaj tij.

Sipas kreut demokrat, Dako është një nga peshqit e mëdhenj për të cilin kanë nisur hetimet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.