Partizani “shkarkon” katër futbollistë, ja emrat

Partizani ka ndërprerë marrëdhëniet financiare me 4 futbollistë. Klubi ka falënderuar lojtarët Romeo Shahinas, Andrea Selvagio, Eric Herrera dhe Milan Basrak, duke bëre të ditur se marrëdhëniet janë ndërprerë me mirëkuptim me futbollistët.

Burime nga klubi bëjnë të ditur se këta lojtarë nuk i kanë përmbushur objektivat. Te kuqtë po korrigjojnë në këtë mënyrë gabimet e bëra në merkaton e verës, duke treguar thuajse një muaj para hapjes së merkatos së dimrit se do të angazhohen seriozisht për të afruar futbollistë të tjerë.

Kliko per me shume info

Efektet e Sulejman Starovës po ndihen teksa të katërt këta lojtarë qartësisht nuk kanë qenë në planet e trajnerit për vazhdimësinë e sezonit.

Sa për pjesën e mbetur duket se të kuqtë nuk bëjnë më parashikime, por i marrin ndeshjet një nga një.

Ndeshja e radhës është kundër Skënderbeut dhe deri atëherë, të kuqtë do të kenë kohë të përgatiten.

Partizani do të përpiqet të përfitojë nga lodhja e Skënderbeut edhe në kupat e europës për tu ngjitur në renditjen e Superligës ku gjendet në vendin e 6. /Tv Klan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here