Partia LIBRA çrregjistron anëtarët, publikohen emrat dhe arsyet

Kliko per me shume info

LIBRA, partia e themeluar nga Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi nuk është në ditët e saj më të mira. Pas ndarjes së dy bashkëthemeluesve, përmes e-maileve të publikuara ekskluzivisht nga newsbomb.al, LIBRA jep një njoftim të rëndësishëm.

Kliko per me shume info

Partia e Blushit ka njoftuar çregjistrimin e tre anëtarëve të saj.

“Njoftim për crregjistrim nga LIBRA

Duam te njoftojme gjithe antarësinë se gjatë mbledhjes së fundit u vendos që të crregjistrohen nga LIBRA tre ish antarë të saj.Këta janë Neritan Seferkolli,i cili disa ditë para zgjedhjeve parlamentare bëri thirrje publike për votimin e një partie tjetër. Adriana Kalaja,e cila ka paditur LIBRA në gjykatë duke kërkuar ngrirjen e të gjitha llogarive të saj. Aida Nico Hoxholli për shkak se ka është larguar nga LIBRA me vullnet të lirë”, shkruhet në faqen zyrtare të LIBRA-s.

Nga ana tjetër Neritan Seferkolli, i çregjistruari tashmë nga LIBRA shprehet se është larguar me vullnet të lirë që para zgjedhjeve të 25 qershorit nga kjo parti.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.