Shkon të tërheqë paratë në bankomat, por ia merr dikush tjetër

Një grua ka humbur të gjitha paratë që donte të tërhiqte nga bankomati në një mënyrë krejt të papritur.

37-vjeçarja nga Kamza është drejtuar në një bankomat të tërheqë një shumë parash nga llogaria e saj, por duket se aparatura ka pasur probleme. Duke menduar se diçka nuk funksiononte në sistem, gruaja është larguar për të hyrë në bankë, por pikërisht në atë moment paratë kanë dalë nga bankomati dhe një person aty afër i ka marrë dhe është larguar me vrap.

Kliko per me shume info

“Më datë 03.11.2017, shtetasja N.C, vjeç 37, ka bërë kallëzim se më datë 24.10.2017, në rrugën “Bulevardi Blu”, pasi ka kryer veprimet për të tërhequr nje shume lekësh në bankomatin e një banke në Kamëz, ka shkuar brenda bankës për të sqaruar pasi bankomati nuk kishte kryer transaksionin dhe për një moment, një person i panjohur vjen në bankomat për të kryer veprime dhe është larguar shumë shpejt prej tij. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal”, thuhej në njoftimin policor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.