Parashikimi i motit për sot

Kthjellimet mbeten dominante në veri, qendër dhe jugperëndim të vendit, ndërsa me kthjellime dhe vranësira kalimtare paraqiten zonat juglindore.

Pasditja dhe mbrëmja do të vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët, kushte që mbeten dominante edhe gjatë orëve të natës, në të gjithë vendin.

Kliko per me shume info

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit sjellin sërish rënie të lehtë gjatë mëngjesit ndërsa një rritje me 1 – 2°C do të pësojnë vlerat termike të mesditës.

Era do të vijojë mesatare me shpejtësi 32 km/h nga drejtimi Verior dhe Verilindor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here