Parashikimi i motit për dy ditët në vijim, temperatura ekstreme dhe përmbytje

Kliko per me shume info

Dita e sotme dhe paraditja e nesërme do të jetë me diell, por më pas do të nisin reshjet që do të kulmojnë në datat 30 nëntor dhe ditët e para të dhjetorit.

Kështu thotë në parashikimin e motit, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Kliko per me shume info

Situata e reshjeve:

Sot pasdite nuk priten reshje, ndërsa nesër (e mërkurë, priten reshje në të gjithë territorin kryesisht pasdite dhe gjatë natës.

Si do të jenë temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 3 °C / 12 °C

në vendet e ulëta: -2 °C / 12 °C

në vendet malore: -6 °C / 6 °C.

Nga do të fryjë era

Sot pasdite dhe nesër pritet të fryjë mesatare në të gjithë territorin.

Parashikim për përmbytje

Përgjatë datave 30.11.2017 dhe 01 – 02.12.2017 priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin, por edhe jashtë kufijve shtetërore në basenin e lumit Vjosa. Reshjet maksimale i kalojnë vlerat e 100 mm në 24 orë.

Nga llogaritjet PARAPRAKE këto reshje priten të sjellin përmbytje në lumenjtë e mëdhenj, përveç vërshimeve të lumenjve të vegjël dhe përmbytjeve urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në qytetet kryesore (Tiranë, Lezhë, Durrës, Korçë, Berat, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër). Qarqet më të rrezikuara janë Fieri dhe Vlora.

Ka mundësi të lartë për përmbytje në basenet e lumenjve Vjosa dhe Seman. Gjithashtu edhe lumi Shkumbin mund të shfaqë përmbytje përgjatë fundit të ditës së Premte (dt. 01 Dhjetor 2017). Ky informacion është PARAPRAK nga IGJEUM, për arsye se llogaritjet po vazhdojnë dhe afati i këtij buletini është vetëm për 36 orët në vijim. Shenjat e alarmit nga përmbytjet do të vendosen sipas llogaritjeve në buletinin e ardhshëm.

Nga këto llogaritje rezulton se, nëse parashikimi i reshjeve del i saktë, në pjesët fushore të këtyre lumenjve ka mundësi përmbytje me pasoja të rënda (mijëra Ha tokë e përmbytur dhe mijëra njerëz të prekur) nga përmbytjet. Ky informacion do të përditësohet në momentin e përfundimit të llogaritjeve, POR jo më vonë se 2 ditë para ndodhjes së përmbytjes.

Efektet e rëndësishme të përmbytjeve në pjesët fushore të qarqeve Vlorë dhe Fier do të ndodhin në pjesën e parë të ditës së Shtunë (dt. 02 Dhjetor 2017). Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve në qarqet (Gjirokastër, Berat, Elbasan) përmbytjet mund të ndodhin përgjatë ditës së Premte (dt. 01 Dhjetor 2017).Për çdo ndryshim të parashikimeve IGJEUM do t’ju përditësojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.