Parandalohet "një atentat i rëndë terrorist" në Gjermani

Bota

Një sirian 19 vjeçar është arrestuar nën dyshimin se kishte planifikuar një atentat terrorist në Gjermani. Personi ishte i gatshëm ta kryente sulmin duke përdorur materiale shumë shpërthyese, sipas prokurorëve.

19 vjeçari Yamen A. u arrestua të martën në mëngjes në Schwerin për shkak të dyshimit për përgatitje të një akti të rëndë të dhunshëm, që rrezikon shtetin.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme gjermane ai mori në korrik 2017 vendimin që të ndezë një lëndë shpërthyese në Gjermani, për të vrarë dhe plagosur sa më shumë njerëz.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas të dhënave, personi i dyshuar është informuar në rrjete sociale për udhëzime për përgatitjen e bombave dhe kishte kontakt me një person, që e quan veten ushtar të Kalifatit, pra të "Shtetit Islamik".

Por nuk është e qartë se për cilin person bëhet fjalë dhe cili ka qenë roli i këtij personi në përgatitjen e aktit. Po bëhen verifikime nëse personi i dyshuar ka qenë anëtar i ndonjë organizate terroriste.

Rrezikimi i Gjermanisë vazhdon të jetë i lartë

19 vjeçari Yamen A. u arrestua të martën në mëngjes në Schwerin për shkak të dyshimit për përgatitje të një akti të rëndë të dhunshëm, që rrezikon shtetin.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme gjermane ai mori në korrik 2017 vendimin që të ndezë një lëndë shpërthyese në Gjermani, për të vrarë dhe plagosur sa më shumë njerëz.

Sipas të dhënave, personi i dyshuar është informuar në rrjete sociale për udhëzime për përgatitjen e bombave dhe kishte kontakt me një person, që e quan veten ushtar të Kalifatit, pra të "Shtetit Islamik". Por nuk është e qartë se për cilin person bëhet fjalë dhe cili ka qenë roli i këtij personi në përgatitjen e aktit. Po bëhen verifikime nëse personi i dyshuar ka qenë anëtar i ndonjë organizate terroriste

Rrezikimi i Gjermanisë vazhdon të jetë i lartë./DW/

ME TE LEXUARAT