Paralajmëron Spartak Ngjela: Së shpejti fillon pastrimi antikorrupsion i politikës, dosjet janë bërë gati

Avokati Spartak Ngjela paralajmëron se së shpejti fillon dhe në Tiranë pastrimi antikorrupsion i politikës së lartë e i organeve të drejtësisë dhe dosjet janë bërë gati.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se bashkimi shqiptar është tani kusht historik, por pengesa kryesore e kësaj politike amerikane është korrupsioni shqiptar.

Kliko per me shume info

Ngjela thotë se angazhimi amerikan për shpëtimin e shqiptarëve nga shtypja genocidialë në territoret shqiptare të pushtuara, dhe nga korrupsioni në Shqipëri është i pakthyeshëm.

LEXO EDHE:  Prokuroria e Krimeve të Rënda nis hetimet për Rektorin Mynyr Koni dhe Dekanin Dhori Kule

Postimi i plotë i Ngjelës:

105 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë çeli derën e Shqipërisë territoriale.
Gëzuar!

Filloi në Maqedoni procesi i arrestimit të korrupsionit dhe histerisë antishqiptare.
Sot u arrestua ministri i Brendshëm. Në këtë rrugë është edhe ish kryeministri Gruevski: këta janë dy antishqiptarët e mëdhenj kundër gjuhës shqipe në Maqedoni.

Edhe procesi i të drejtës së Çamërisë sapo ka nisur, do ta dëgjoni.

Sot shqiptarët janë me dy shtete në Ballkan, dhe procesi po ecën drejt territoreve të tjera shqiptare. Vetëm shqiptarët e garantojnë interesin amerikan në Ballkanin Perëndimor.

LEXO EDHE:  Aksidentohet Almeda Abazi dhe aktori turk

Politika amerikanë po e çon deri në fund angazhimin e saj për të drejtat e shqiptarëve.
Shqipëria territoriale tani ka kohën e vet; ajo është rreth 70 mijë km2 sot. Dhe kudo po flitet shqip.

Bashkimi shqiptar është tani kusht historik , por pengesa kryesore e kësaj politike amerikane është korrupsioni shqiptar.

Shpejt fillon dhe në Tiranë pastrimi antikorrupsion i politikës së lartë dhe i organeve të drejtësisë.
Dosjet janë bërë gati.

LEXO EDHE:  Belgjika kërcënon Shqipërinë: Ndaloni fluksin e azilkërkuesve

Angazhimi amerikan për shpëtimin e shqiptarëve nga shtypja genocidialë në territoret shqiptare të pushtuara, dhe nga korrupsioni në Shqipëri është i pakthyeshëm.

Arbëria do shkojë domosdoshmërisht të kufijtë e saj territorialë.
Ky është kusht historik i pashlyeshëm sot.
Prisni dhe shikoni!

Gëzuar të gjithëve festën e madhe të pavarësisë.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here