Paralajmërimi i Veliaj/ Dënim të 3-fishtë për ata që ndërtojnë pa leje

Kliko per me shume info

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka paralajmëruar qytetarët që ndërtojnë pa leje, se nëse do të kapen nga organet kompetente jo vetëm që ndërtimi do të ju prishet, por edhe do të gjobiten dhe do të çohen për ndjekje penale në Prokurori.

Kliko per me shume info

Veliaj e bënë këtë deklaratë, teksa ka postuar foto sesi banorë të ndryshëm kanë bërë shtesa në apartamentet e tyre, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të banorëve të tjerë.

Një rast ka të bëjë me një banor, i cili ka shtuar një ballkon pa bazë mbështetëse në katin e 6 të pallatit, çka rrezikon jetën e familjes së tij por edhe të banorëve të tjerë, kjo për shkak se ndërtimi nuk ka zbatuar kriteret e sigurisë.

“Budallëku brirë s’ka, ja këto kanë. Po a je në metro o shok, që bën shtesë pa leje në hava të katit të 6! Mirë nuk të dhimbset qyteti, po ata fëmijë e katandi të dhimbsen??? Prishje + Gjobë + Prokurori = Civilizim”, – shkruan Veliaj në twitter.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.