Paralajmërimi i Bashës: Nesër në parlament nuk do ta lëmë të miratohet projektbuxhetin 2018

Opozita është shprehur kundër buxhetit të propozuar nga qeveria dhe sot kreu i PD-së Lulzim Basha ka dalë para mediave për të informuar për qëndrimin që do të mbajë kjo forcë në parlament.

Basha tha se nesër Rama ka ndërmend të finalizojë buxhetin e parave të pista e rrënimit por PD nuk do ta lejojë.

Kliko per me shume info

“Nesër Rama ka ndërmend të finalizojë nen për nen buxhetin e parave të pista, të rrënimit të mëtejshëm, të ndotjes së Shqipërisë. Qëndrimi i PD-së ka qenë dhe mbetet i vendosur kundër këtij pr/buxheti që duhet të jetë akti i fundit i kësaj qeverie që ne nuk do ta lëmë të miratohet. Pjesë e këtij qëndrimi do të jetë edhe dita e nesërme në parlament. Ne do të paraqesim amendamente në Kuvend të cilat synojnë në radhë të parë të zhbëjnë sistemin kriminal të taksave që është propozuar këto 4 vite. Janë pjesë e programit ekonomik të PD-së, i hartuar me mbështetje të ekspertëve ekonomikë”, – tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.