Papa pronar i Lamborghini-t, kompania i dhuron supermakinën

Soft

E kishit menduar ndonjëherë Papa Francesku me makinë sportive? Epo tashmë kjo gjë ka ndodhur. Ati i Shenjtë është pronar i një Lamborghini Huracan.

Në fakt, kjo supermakinë i është dhuruar nga vet kompania automobilistike Lamborghini, që prodhoi model të veçantë posaçërisht për Papën. Automjeti iu dhurua mëngjesin e sotëm Papa Franceskut në prani të drejtuesve më të lartë të kompanisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por, makina do të dalë shumë shpejt në ankand dhe të ardhurat do t’i shkojnë Atit të Shenjtë. Sikurse është bërë me dije nga Vatikani, një pjesë e këtyre të ardhurave do të përdoren për bamirësi. /tvklan.al

ME TE LEXUARAT