Panik në rradhët e zyrtarëve të LSI/ Valë dorëheqjesh nga frika e auditimit dhe testimit

Pak ditë pasi kryeministri Edi Rama, njëherësh dhe kryetar i PS, në një mbledhje të zgjeruar të grupit parlamentar i urdhëroi ministrat që brenda nëntorit të përmbyllin çmontimin e nënpunësve të LSI nga administrate, janë shënuar rezultatet e dëshiruara.

Sikurse raporton gazeta “Sot”, ditët e fundit, ka patur valë të shtuar largimesh nga detyra të të të punësuarve LSI-stë, ndërkohë që të tjerë janë gati të dorëzojnë dorëhiqjet nga frika e auditimit që, përveç largimit nga detyra, mund të sjellë edhe procedimin për shkeljet e konstatuara.

Kliko per me shume info

Shumë drejtorë të LSI-së në qarqet e Korçës, Gjirokastrës, Vlorës, Elbasanit etj., janë larguar edhe pse një pjesë e tyre gëzojnë statusin e nënpunësit civil, vijin raportimin “sot”.

Dorëheqjet e tyre vijnë pasi më parë kanë rezistuar nën pretendimin se nuk janë emëruar politikisht, argument që nuk po e përmendin ende, nga që strategjia e maxhorancës për çmontimin e tyre, përveç dorëheqjes, parashikon futjen e auditeve.

Por edhe marjen në testim për të verifkuar aftësitë profesionale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here