Pamjet nga përmbytjet në Greqi/ 100 familje shqiptare kanë humbur gjithçka

Kliko per me shume info

Këto janë pamjet që vijnë nga zona e përmbytur e Mandras në Greqi.

Kliko per me shume info

Ndërkohë që bilanci i viktimave ka shkuar në 19, qindra shtëpi janë nën ujë, përfshirë 100 familje shqiptare të cilat kanë humbur gjithçka: Shtëpitë, makinat, pasaportat… Sakaq, është raportuar për 6 të humbur, midis tyre edhe një shqiptar, 29-vjeçari Spiro Koleci.

Në fotot e dërguara nga kryetarja e shoqatës “Vatra Labe”, kuptohet gjendja reale dhe tejet e vështirë e shtetasve tanë në Greqi. Shumë shqiptarë të tjerë të zonave përreth janë solidarizuar dhe kanë shkuar sot për t’u dhënë ndihmën e parë me ushqime e veshmbathje.

Një detaj i fortë që përcillet edhe përmes fotove, është flamuri kuqezi në muret e një shtëpie të përmbytur shqiptare.

Çdo gjë është shkatërruar por shqiponja dykrenare vazhdon qendron varur në mur, e mbrojtur me “fanatizëm” nga emigrantët të cilët ndonëse punojnë në dhe të huaj, shpirtin e mendjen e kanë në Shqipëri.

sh.jpggr20.jpggr19.jpgsht7.jpggr17.jpgsht6.jpgsht5.jpgsht4.jpgsht3.jpgsh1.jpgsht2.jpg

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.