Pamje nga përmbytja në Theth/ Ja si rrezikojnë jetën banorët në përpjekje për të shpëtuar nga uji

Për shkak të reshjeve intensive gjatë orëve të fundit, një pjesë e mirë e vendit rrezikon përmbytjen.

Një zonë e përfshirë nga shirat e rrëmbyer që kanë vënë në rrezik jetën e banorëve është edhe Thethi.

Kliko per me shume info

Në një video të publikuar nga aktivisti Mirsad Basha shfaqen pamjet se si dy persona rrezikojnë jetën në përpjekje për të kaluar në anën tjetër, teksa shiu vërshon pa mbarim në mes tyre.

Pranë tyre, në një distancë prej 15 metrash është një humnerë ku bie uji.

“Banorët e Thethit rrezikojnë jetën në kohë reshjesh shiu dhe bore. Atje nuk ka rrugë e as ura të sigurta. Zoti i ndihmoftë sepse institucionet i kanë lanë prej kohësh mbas doret”, shkruan aktivisti Mirsad Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here