Paloka: Rama po i jep mbrojte politike Vangjush Dakos, njësoj si Tahirit

Politikë

Kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat, Edi Paloka tha se Rama mbron kreun e bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, i cili sipas opozitës ka dhënë favorizime për tendera në këmbim të votës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Modeli i Ramës është modeli ‘politika me krimin’. Dako është regjistruar duke u premtuar tendera në këmbim të votave. Rama dhe Dako nuk japin asnjë shpjegim për këtë çështje deri në momentin kur duan të kapin dhe Prokurorinë. Rama po i jep mbrojte politike Vangjush Dakos, njësoj si Saimir Tahirit”- tha Paloka.

ME TE LEXUARAT