Misteri i 863 mijë eurove – Financieri i Kurum nxjerr bllof Orest Sotën

Paratë që iu gjetën Orest Sotës në makinë, plot 863 mijë euro nuk kishin si destinacion arkën e Kurum.

Si financieri, ashtu edhe administratorja e kompanisë mohuan alibinë që ka ngritur Orest Sota për një pagesë për blerjen e 4 mijë ton hekur.

Kliko per me shume info

Financieri i Kurum deklaroi në prokurori se kompania nuk kryen asnjë transaksion që e kalon shifrën e 150 mijë eurove.

Të njëjtin version e dha në prokurorinë e Krimeve të Rënda, Lindita Kikino administratorja mbikqyrëse e kompanisë.

Dyshimet për alibinë e Orest Sotës shtohen edhe për deklarimet e tij se nuk ka njohje me Saimir Tahirin, ndërkohë që nga verifikimi i hetuesve, rezulton se shtëpia e tij është në të njëjtin pallat me atë të Tahirit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here