Gjatë datës 1 nëntor policia e Elbasanit bëri ndalimin e shtetasit Orest Sota, biznesmen, ndërsa gjatë kontrollit të makinës së këtij të fundit u gjetën mbi 860 mijë euro dhe 3 patenta, 2 të ish- ministrit Saimir Tahiri dhe një të gruas së tij.
Sot ish- kryeministri Sali Berisha shkruan se lidhja e Tahirit dhe biznesmenit është bërë gjatë kohës kur ish- ministri ka pasur të shtruar babain në një spital në Gjermani.
Shkruan Berisha
Ja lidhjet e Orestit me Olsi, Edi Ramen dhe si e percillte Sajmir Trafiku, Orestin ne Rinas!
Lexoni mesazhin e qytetarit.
“Pershendetje Doktor desha te informoj per disa fakte mbi lidhjet e Orestit me Ramen dhe Tahirin, thuhet se Burri motres se Orestit qe u ndalua eshte tek ai grupi i kokaines ku ben pjese Olsi.
Sidoqofte duhet riverifikuar,vit Olsi shtroi te jemen ne spital ne Gjermani me talassemi ku ishte shtruar dhe babai i Tahirit dhe u bene sh miq. Qe atehere ai hynte e dilte nga VIP i Rinas me valixhe qe njoftohej nga Tahiri ose i jati. Ne VIP kete e dine te gjithe si falmiljar i Tahirit dhe eshte rregjistruar.”
Ndërsa gjatë marrjes në pyetje në Elbasan, Orest Sota është shprehur se eurot i kishte për të blerë hekur për kompaninë e tij, ndërsa patentat i kishte harruar në makinë shoferi i Saimir Tahirit, pasi ata sipas tij janë shokë.
Sot gjykata e Elbasanit la në burg biznesmenin Sota.