Babai i Orest Sotës, Lefteri, letër prokurorisë: Ja burimi i 863 mijë eurove që mbante djali në makinë

Biznesmeni Lefter Sota përmes një shkrese dërguar Prokurorisë për Krime të Rënda flet për burimin e parave të sekuestrua gjatë ndalimit të djalit të tij, Orest Sotës.

Biznesmeni deklaron në memon e tij se paratë janë të ardhura të siguruara nga biznesi dhe u kërkon prokurorëve që të verifikojnë të gjitha pasuritë e tij.

LEXO EDHE:  Opozita braktis seancën, Basha: Kthyet Saimir Tahirin në Kuvend, kuksianët në burg
Kliko per me shume info

Memoja është dërguar pas nisjes së hetimeve nga Prokuroria për burimin e 863 mijë eurove të gjetura në makinën e Orest Sotës gjatë ndalimit të tij në Elbasan.

Bashkë me shumën e parave në automjet u gjetën edhe dy leje lundrimi të Saimir Tahirit, që Orest Sota thotë se mund t’i ketë harruar shoferi i ish-ministrit të Brendshëm.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here