Gjermani: Debat pёr orar tё ri pune, 8-orëshi ditor i vjetëruar

Kёshilli i ekspertёve tё ekonomisё, i cili konsulton qeverinё, e konsideron tё vjetёruar modelin ekzistues tё orarit tё punёs nё Gjermani dhe kёrkon qё orari i punёs tё “fleksibilizohet” rrёnjёsisht.

“Ideja pёr ta filluar punёn nё mёngjes nё orёn tetё nё zyrё dhe tё largohesh prej saj pasdite vonё, nuk ёshtё nё pёrshtatje me kohёn”, i tha gazetёs “Die Welt” Christoph Schmidt, kryetar i Forumit tё Ekspertёve. Legjislacioni pёr mbrojtjen e punёmarrёsve nё Gjermani ka qenё efikas, por sot nuk ёshtё mё i pёrshtatshёm me botёn e digjitalizuar tё punёs. Nё Gjermani sipёrmarrёsit e kanё tё ndaluar, qё t’i lejojnё tё punojnё punonjёsit mё shumё se tetё orё nё ditё. Nёpunёsit gjithashtu duhet tё kenё njё pushim dreke prej 30 minutash si dhe nga njёra ditё pune nё tjetrёn tё paktёn 11 orё shkёputje pёr t’u ҁlodhur.

LEXO EDHE:  Kroacia shpall non grata ministrin serb
Kliko per me shume info

“Mё pak orё pune nuk do tё ishte e pёrshtatshme”

Sipas komisionit tё eksperёtve, pesё kokave tё ekonomisё gjermane, kjo rregullore i kufizon shumё sipёrmarrёsit. Nё raportin e tyre tё publikuar njё javё mё parё, ekonomistёt kёrkojnё, qё java e punёs tё jetё e kufizuar nё 48 orё, por nё vend tё tetё orёve nё ditё duhet tё vendosen mё shumё pёrjashtime, nё mёnyrё qё edhe distanca prej 11 orёsh nga njёra ditё pune nё tjetrёn tё konceptohet me mё shumё fleksibilitet. Po ashtu ekspertёt nuk janё pёr pakёsimin e orёve tё punёs. “Nё kohёn e ndryshimeve demografike dhe mungesёs sё forcave tё kualifikuara tё punёs” njё masё e tillё, sipas tyre, ёshtё e papёrshtatshme.

LEXO EDHE:  Shpërthen lufta me armë në kryeqytetin e Arabisë, Mbreti evakuohet në bunker

Orari i punёs temё debati nё bisedimet pёr koalicionin qeverisёs

Ligji pёr orarin e punёs ёshtё njё ndёr pikat mё tё debatueshme nё bisedimet pёr krijimin e koaliconit tё ri qeverisёs nё Berlin. Unioni konservator “CDU/CSU” dhe liberalёt “FDP” favorizojnё zbutjen e ligjeve ekzistuese, ndёrsa ekologjistёt insistojnё pёr fleksibilitet mё tё lartё nё favor tё punёmarrёsve.

Shoqatat e punёdhёnёsve kёrkojnё prej kohёsh, qё tё ndryshojё ligji pёr orarin e punёs, ndёrsa sindikatat e refuzojnё kёtё duke konsideruar se kjo u imponon mё shumё punё punёmarrёsve.

Nё Gjermani, si edhe nё shumё vende tё tjera, ligjet pёr orarin e punёs janё bёrё si njё rregullore e shenjtё e paprekshme. Kjo ka tё bёjё me historinё e kёtyre ligjeve, sepse kёto rregulla janё arritur me luftё ndёr dekada. Nё kufiizmin e orarit tё punёs njё rol shembullor ka luajtur Kompania Ford Motor Company nё SHBA, e cila nё vitin 1914 ua shkurtoi orarin e punёs ditore punёtorёve tё vet.

LEXO EDHE:  Vritet ish ministri turk, sulmuesi i pret fytin me thikë

Pёrkundёr tё gjitha pritjeve Fordi pёrmes kёtij hapi mundi ta rrisё produktivitetin, gjё qё u dha shkas firmave tё tjera tё ndjekin tё njёjtin shembull. Nё Gjermani disa firma, ndёr to Bosch dhe Bayer, qysh nё fillim tё shekullit tё 20 aplikuan ditёn tetё orёshe tё punёs. Me fundin e Luftёs sё Parё Botёrore nё vitin 1918 ky rregull u pёrcaktua me ligj nё Gjermani – ndonёse e shtuna mbeti edhe pёr disa dekada si ditё pune. Nё vitet 1970-tё pёr shumicёn e tё punёsuarve u vendos me ligj rregulli i javёs me 40 orё pune./DW

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here