“Përjashtuan opozitën nga takimi në Bruksel”, PD: Rama e Bushati të japin shpjegime

Kliko per me shume info

Deputetët e PD-së kanë paraqitur në mbledhjen e sotme të Komisionit të Integrimit kërkesën për shpjegime nga kryeministri Rama dhe ministri Bushati, sa i takon përjashtimi të opozitës nga mbledhjet vjetore të Këshillit të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE.

Në komunikimin e bërë në komision nga deputeti demokrat Genc Pollo, theksohet se opozita duhet të jetë pjesë e proceseve integruese të vendit.

Kliko per me shume info

DEKLARATA E PLOTË

Ne deputetët anëtarë të Komisionit për Integrimin Europian,
– Duke qenë se integrimi i vendit në BE ka qenë e mbetet një objektiv për të cilin të tëra partitë parlamentare kanë deklaruar vazhdimisht përkrahjen e plotë të tyre;
– duke e konsideruar këtë fakt si shumë favorizues për procesin e integrimit në BE, gjë që e dallon pozitivisht Shqipërinë nga raste të tjera;
– duke theksuar se ky konsuensus politik lipset të artikulohet institucionalisht sa herë që është e mundur dhe e përshtatshme;
– duke vërejtur se që nga viti 201 opozita ka qenë institucionalsiht e pranishme në mbledhjet vjetore të Këshillit të Stabilizim Asociimit Shqipëri-Bashkim Europian përmes ftesës konstante që qeveria i drejtonte kryetarit të Komisionit tonë për të marrë pjesë në delegacionin shqiptar (që nga viti 2005 ky post është mbajtur nga përfaqësues të opozitës parlamentare).
– Duke vërejtur me shumë shqetësim se qeveria e ndërpreu këtë traditë politike pozitive duke mos e ftuar kryetarin e komisionit në takimin e Këshillit të Stabilizim Asociimit të mbajtur më 15 nëntor 2017 në Bruksel;
kërkojmë shpjegime nga kryeministri Rama dhe ministri Bushati për arsyet e veprimit të tyre lidhur me sa më lart; dhe angazhohemi që përfshirja e opozitës në përfaqësimin e Shqipërisë para Bashkimit Europian të mos mbetet në diskrecion qeveritar, por të kthehet në detyrim ligjor.

1 COMMENT

  1. Nje opozite e tille antishqiptare, jo vetem duhej perjashtuar, por s’duhet qasur ne cdo aktivitet nderkombetar. Duke qene klysha te UDB-se, le ti therrase Serbia, por jo shteti shqiptar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.