Operohet ish-ministri i Ramës, komplikacione gjatë ndërhyrjes. Pse u mbajt e fshehtë?

Eshte operuar pak dite me pare ne nje spital privat ne Tirane dhe eshte mbajtur e fshehte, a thua sikur cfare ka ndodhur. Perse u shqetesua kaa shume Ilir Beqja dhe kishte porositur te ruhej ne fshehtesi operimi i tij?

Lajmin e raporton nga burime konfidenciale, TPZ, te cilat kane thene se ish Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është shtruar për një nderhyrje kirurgjikale, në nje spital provat ne Tirane, në datën 19 tetor të këtij viti. Lajmi është tentuar të mbahet tepër i fshehur, madje edhe nga kolegët e tij parlamentar.

Kliko per me shume info

Beqaj, i cili deri para pak kohësh propogandonte “rilindjen” e shëndetësisë, duket se edhe ai nuk ka patur besim te spitalet shtetërore.

Burimet shtojnë për TPZ, se Beqaj është operuar nga guri në tëmth. Sipas informacioneve, shëndeti i Beqajt, për një moment është përkeqësuar, pas një komplikacioni në operacion. Për pasojë, ish Ministri i Shëndetësisë, ka kaluar gjëndje të fikti por ndërhyrja e shpejtë e mjekëve, fatmirësisht nuk lejoi që të ndodhte ndonjë e papritur.

Për 4 vite rresht, Beqaj i bënte thirrje pacientëve, që të kenë besim tek spitalet publike, për shkak të investimeve që kishte kryer Ministria e tij. Por, flota e shëndetësisë (siç ai e quante), nuk ishte në gjendje as të operonte “kapitenin”, pra, Ministrin e Shëndetësisë, shkruan TPZ.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.