Operaconi "Balerina"/ Përfundojnë në pranga tutorët dhe prostitutat

Aktualitet

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Gjovalin Loka dhe Zv/Prokurori i Rrethit Shkodër Albert Murçaj dhanë detaje nga një operacion i përbashkët në fushën e shfrytëzimit dhe ushtrimit të prostitucionit i koduar “Balerina”.

7 persona janë vënë në pranga mes tyre dy tutorë dhe 5 vajza që ushtronin prostitucion.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të arrestuar janë Rinard (Frederik) Tota, 50 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale dhe Kastriot Musa, 41 vjeç banues në fshatin Barbullush të Shkodrës.

Në qeli kanë përfunduar edhe S.M, 32 vjeçe, banuese në qytetin e Shkodrës, e denuar më parë për veprën penale ushtrim prostitucioni, A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër, A.Ll, 33 vjeçe banuese në Burrel, A.N, 25 vjeçe, banuese në Lezhe dhe A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër. Është proceduar në gjendje të lirë shtetasi K.N, banues në Shkodër. Policia tha se ky operacion u finalizua pas një hetimi disa mujor me aplikimin e metodave speciale të hetimit.

Rinard Tota dyshohet se ishte organizator i kësaj veprimtarie kriminale ku prej kohësh shfrytëzonte për ushtrim prostitucioni 5 vajzat në lokalin e tij “TATA”, në qytetin e Shkodrës.

Policia sekuestroi edhe biznesin 3-katësh në pronësi të Rinard Totës ku realizohej veprimtaria kriminale, 2 automjete tip Benz dhe Land-Rover në pronësi të tij. U sekuestrua një armë zjarri pistoletë, 7 ora dore dhe një sasi e konsiderueshme bizhuterish e floriri të ndryshme, një Laptop dhe 8 telefona celularë si dhe një sasi parash të fituara nga ky aktivitet kriminal në prerje të ndryshme lek, euro, dollarë etj.

http://www.dailymotion.com/video/x69vf1n

ME TE LEXUARAT