Operacioni “Smoke Snake” shkatërron trafikun ndërkombëtar të drogës në Shqipëri-Itali. Zbardhet raporti për heroinën “kobra”

Operacioni “Smoke Snake” i Policisë financiare të Kazertës në provincën e Napolit ka çuar në shkatërrimin e një trafiku ndërkombëtar droge përmes Shqipërisë e Italisë.

Ora Neës zbardh raportin prej 21 faqesh të Guardia di Financa lidhur me shkatërrimin e organizatës kriminale që merret me trafikun e heroinës nga Turqia, apo Holanda drejt Italisë. Shqipëria ishte vend tranzit.

Kliko per me shume info

Hetimet e këtij operacioni kanë nisur në korrik të vitit 2016 pas identifikimit të një grupi kriminal trafikantësh me bazë në një dyqan mjetësh këmbish për makina në komunën Marcianese në provincën e Kazertës. Pronari i këtij dyqani është arrestuar në flagrancë me mbi 200 doza drogë të tipit heroinë Cobret.

Heroina “Cobret”

Droga e tipit Cobret është një tip heroinë në fazën e saj fillestare të papërnuar mjaft e përhapur në periferitë e provincës së Napolit. Ka një treg të madh shitje për shkak të formës së saj të pa rafinuar e pasi është shumë më ekonomike se heroina.

Droga e tipit Cobret përfitohet në formën ndërmjetëse të përpunimit të opiumit që transformohet në heroinë. Është një drogë e rëndë, mjaft e rrezikshme sepse krijon një varësi të fortë fizike e psikologjike që në fazën e parë të pëërdorimit të saj.
Konsumohet duke u djegur e i thithur tymin i cili merr formën e gjarprit Kobra e dëmet që lë në organizëm janë të ngajshme me ato të kafshimit të gjarpirt Kobra.
Operacioni Smoke Snake mundi të zbulojë trafikimin e heroinës së tipit Cobret organizuar nga 4 trafikantë në komunat Marcianese, Capodrise, Macerata Campania e Portico di Caserta në provincën e Naplit.
Droga mbërrinte në dyqanin e pjesëve të këmbimit në Marcianese përmes një sitem i stafete në bordin e makinave të drejtuar nga korrierë e trafikan të droge.

Arrestimet e para të operacionit Smake Snoke janë ekzekutuar në mars të 2017 me arretimin e 4 shtetasve italiainë Salvatore Russo, Fulvio Alessandro Catalano, Carmine Cipro e Francesco Piccirillo.
Ky gryp kriminal i specializuar në trafikun ndërkombëtar të drogës përbëhej nga Organ izatorët, trafikantët e ndërmjetësit e drogës dhe nga korrierët e drogës.

Droga e tipit Cobret trafikohej në 3 tregje të mëdha shitje në komant Acerra, Csandrino e Mugnano Casale në provincën e Napoolit.

Shqipëria tranzit për heroinën nga Turqia drejt Hollandës

Operacioni Smoke Snake ka vërtetuar trafikun e heroinës nga Turqia drejt Shqipërisë e më pas në Itali si dhe trafikun e heroinës nga Hollanda në Shqipëri e më pas drejt italisë.

Droga trafikohej përmes rrugëve detare të portit por dhe në rrugë ajrore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here