Operacioni “Rakordimi”/ Prangosen dy vëllezër, ishin kthyer në tmerrin e zonës

Kliko per me shume info

Dy persona të dyshuar si autorë të disa vjedhjeve janë vënë në pranga në Durrës gjatë operacionit të koduar ‘Rakordimi’.

Gjatë aksionit janë sekuestruar armë, municione luftarake, një automjet, fenelina policie dhe karta telefoni të kompanive të ndryshme.

Kliko per me shume info

Në pranga në flagrancë janë vënë:

Hamid Bala 28 vjeç, banues në Karpen, Maminas, i dënuar më parë për akuzat e ‘plagosjes’, ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘vjedhje të energjisë elektrike’.

E. Bala, 16 vjeç, banues në Karpen, Maminas, i dënuar më parë.

Grupi hetimor ka zbardhur dhe dokumentuar me prova shkencore se dy vëllezërit janë autorë të dyshuar të vjedhjes së magazinës së shtetasit E. Z., vjedhjes së servisit së shtetasit M. N., ku kanë vjedhur vlera monetare, sende të ndryshme materiale, telefona celularë dhe vjedhjes së një çante, marsup shtetasit S.B.

Në momentin e kapjes si edhe gjatë kontrollit të kryer në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

1 armë zjarri pistoletë tip “Ecol” , kal. 7.65 mm, së bashku me një kreher me 9 fishekë;

1 armë gjahu tipi Shutgan ku brenda folesë së saj gjendeshin 4 fishekë;

1 armë gjahu me grykë e cila kishte të stampuar PBERETTA;

1 pushkë sportive;

1 dorezë arme gjahu shutgan;

169 fishekë kal.7.62 mm mod 56;

1 automjet tip Benz CLK 230 kompresor së bashku me dokumentacionin dhe të instaluara një palë fenelina policie;

6 palë targa;

sendet e vjedhura në pronën e shtetasve E.Z. dhe M.N.

1 palë dylbi;

3 telefona Smartphone;

11 karta telefoni të kompanive të ndryshme celulare;

1 kamer e markës JVC COMPACT VHC;

Posted by LajmiFundit.al on Mittwoch, 29. November 2017

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.