SHÇBA ngre dyshimet/ Operacioni për kapjen e 3 ish-zyrtarëve u dekonspirua

Ndonëse dje Prokuroria e Krimeve të Rënda lëshoi urdhër-arrestet për 3-ish zyrtarë të policisë, ende nuk ka asnjë ekzekutim për arrestimin e tyre.

Duke marrë shkas nga ky dështim, ka nisur hetimi për dekonspirim pasi operacioni që u ndërmor mbrëmjen e djeshme rezultoi pa sukses.

Kliko per me shume info

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jael Cela, Gjergj Kohila, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar, në drejtorinë e Qarkut Vlorë si dhe ish-drejtori i Postës së Dhërmiut, Sokol Bode, dyshohen si të përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit.

Shërbimi për Çështjen e Brendshme dhe Ankesat ka dyshime se operacioni është dekonspiruar, ndërsa do të verifikohen oficerët që kishin dijeni për urdhrat. Nga kontrollet e ushtruara dje, ish-zyrtarët nuk u gjetën në banesë. Burime për “News24” dhe “BalkanWeb” bëjnë me dije se njëri nga ish zyrtarët është larguar jashtë vendit.

Sokol Bode është fotografuar me Moisi Habilajn, pamje që qarkulluan edhe në media. Të tre ish-zyrtarët e Policisë së Vlorës kanë drejtuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë gjatë viteve 2015-2016. Akuza që qëndron mbi këta zyrtarë është ajo e mosveprimit ndaj kultivimit të kanabis sattivës në këtë qark.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here