Operacioni “Forca e Ligjit”/ Shkatërrohet grupi kriminal

Aktualitet

Operacioni kombetar “Forca e ligjit” ka bërë të mundur goditjen e një grupi të strukturuar kriminal në Shkoder.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjovalin Loka drejtor i policise ne Qarkun Shkoder ne nje dalje per mediat tha se eshte goditur grupi kriminal i quajtur “Balerina” qe ushtronte aktivitet prostitucioni në qytetin e Shkodrës.

Nga të dhënat e para mësohet se në pranga kanë rënë 7 shtetas, si dhe janë sekuestruar disa pasuri.

Të arrestuarit jane R.T, vjeç 50, banues në Shkodër; K.M, vjeç 41; S.M, vjeç 32; A.M, vjeç 33; A.Ll, vjeç 33; A.N, vjeç 25; A.M, vjeç 33. Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë shtetasi me iniciale K.N.

Gjatë arrestimit janë sekuestruar nën cilësinë e provës materiale një ambjent tre katësh ku realizohej veprimtaria kriminale 2 automjete “Benz” dhe “land rover”, në pronësi të Rinard Totës. Arme zjarri pistolete, 7 ore dore, 1 laptop, 8 telefonë, një sasi e konsiderueshme bizhuterish si dhe një sasi e konsiderueshme parash të fituara nga aktiviteti kriminal me prerje te ndryshme, euro, leke, dollarë, etj.

ME TE LEXUARAT