EMRAT/ Operacion në tre qytete, Policia sekuestron drogë, 5 të rinj të arrestuar

Policia e Shtetit përmes një deklarate për mediat ka njoftuar një operacion të zhvilluar në disa qytete të vendit.

Gjatë 12 orëve të fundit në Përmet, Dibër, dhe Tirane janë kryer disa operacione ku janë arrestuar disa persona, pasi janë kapur me kanabis.

Kliko per me shume info

Policia njofton se u arrestua në Tiranë Astrit Voca 19 vjeç lindur e banues në Kosovë, pasi iu gjetën në banesë 14 kg drogë.

Gjithashtu janë arrestuar edhe Burim B. 34 vjeç. Dhe Shukri. B.
Sipas policisë u arrestua edhe Erald Beta, pasi gjatë kontrollit iu gjet 2.8 gram kokainë. Në Përmet u arrestua Veiz Pipa pasi u gjet një qese me kanabs.

Njoftimi i Policisë

Në 12 orët e fundit në Tiranë, Përmet e Dibër, strukturat e Policisë së Shtetit kanë kryer 4 operacione për goditjen e trafikut të narkotikëve dhe një grupi me aktivitet të fortë kriminal në fushën e vjedhjes së automjeteve. Kështu në Tapizë, Tiranë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative është bërë kontrolli e më pas arrestimi i shtetasit Astrit Voca, 19 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë.

Nga kontrolli i ushtruar iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4.1 kg Cannabis Sativa. Droga ishte e presuar në katër pako. Vocës iu gjet edhe një kartë identiteti e falsifikuar.

Nga hetimet e kryera u identifikuan dhe arrestuan bashkëpunëtorët e tij në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Ata janë:
– Burim. B, 34 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë;
– Shukri. S, 23 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë.

Këta dy shtetas kishin marrë me qera një automjet të markës Volksëagen, me targa të Kosovës dhe po ndiqnin shtetasin Astrit Voca, për t’i krijuar siguri gjatë kohës që do udhëtonte me autobus për në Kosovë.

Gjithashtu forcat policore të Tiranës arrestuan në flagrancë shtetasin Erald Beta, 30 vjeç. Nga kontrolli fizik iu gjet dhe sekuestrua 2.8 gramë lëndë e dyshuar Kokainë. Në banesë iu gjet edhe një armë zjarri pistoletë, Zaztava.

Në Përmet, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Veis Pipa, në fshatin Panarit, u gjet një qese me lëndë të dyshuar Cannabis Sativa. Në afërsi të banesës, në vendin e quajtur “Përroi i Gropëzit” u gjetën të hedhura në një ambient të hapur 4 thasë plastmasi, me ngjyrë të zezë brenda të cilëve kishte cannabis.

Pesha totale e lëndës rezultoi 30 kg.

Specialistët e Hetimit të Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin Veis Pipa, 33 vjeç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.