Operacion masiv në “kështjellën” e Cosa Nostrës/ Si përdorej 6-vjeçari për shpërndarje

Policia italiane në një operacion blic ka arrestuar sot 36 persona, të cilët akuzohen se trafikonin drogë, kryesisht kokainë, për llogari të organizatës mafioze ‘Cosa Nostra’.
Mediat italiane raportojnë se aksioni policor u zhvillua në lagjen Librino të Katanias, ndërsa në operacion morën pjesë mbi 200 karabinierë. Edhe një fëmijë 6 vjeç përdorej për shpërndarjen e drogës nga organizata. Djali përdorej gjatë fazave të shpërndarjes në mënyra të ndryshme.

‘Catania.gds’ shkruan se Librino konsiderohet si ‘supermarketi’ më fitimprurëse nga droga.

Kliko per me shume info

Nuk ka dyshime. Ata janë monopolistët e drogës në Santapaola në Librino. Këtë mëngjes, karabinierët i kanë dhënë një goditje të fortë organizatës mafioze Cosa Nostra. Janë 36 arrestime të kryera këtë mëngjes si pjesë e operacionit “Km Zero” (numri i personave nën hetim është 37). Një ushtri e tërë me përfshirjen e 200 karabinierëve kanë kaluar në sitë të gjithë lagjen e konsideruar fortesa e drogës.

U fshi tërësisht grupi i shpërndarjes kishte si pikë referimi “Njeriun e nderit” Rosario Lombardo (tashmë i dënuar me gjykim përfundimtar në proceset Ylli Polar dhe Fantazma), një degë dhe ish-anëtar i klanit të Santapaola.

Saro U Rossu ishte gjithashtu përgjegjës, deri në korrikun e kaluar kur ai ishte përfshirë në blicin Carthago 2, në të gjitha sheshet e shpërndarjes së familjes së Cosa Nostra.

Hetimet e kryera nga karabinierët e kompanisë së Fontanarossa me koordinimin e prokurorit Carmelo Zuccaro dhe zëvendësuesit Roço Liguori janë përforcuar nga deklaratat e dy bashkëpunëtorëve të drejtësisë, Angelo Bombace (ish-ushtar i Nizza) dhe Salvatore Bonanno (ish-koleksionist që punonte për llogari të Francesco Coluccio Santapaola).

Hetimi (i cili u zhvillua në mes të janarit dhe korrikut 2016), i quajtur “Km 0”, për shkak se sheshi i shpërndarjes ndodhej pikërisht poshtë shtëpisë së Rosario Lombardo, në rrugën Biagio Pecorino, ka bërë të mundur rindërtimin e gjithë zinxhirit të shpërndarjes dhe strukturës organizative në formë piramidale të grupit kriminal. Në krye të grupit ishte Gabriele Strazzeri, njeri i besuar i bosit Saro U Rossu.

Karabinierët kanë regjistruar deri në 200 dërgesa në ditë. Menaxhimi i ‘supermarketit’ të drogës është testuar tashmë edhe në sheshe të tjera të shpërndarjes.

Turnet fillonin herët në mëngjes dhe zgjasnin gjithë ditën. Mbyllja ishte e përcaktuar në orën 2 të natës.

Dëorëzimi bëhej përmes një litari: kalimi nga një kat në katin tjetër të pallatit. Shpërndarësit ishin në dispozicion: kur kishte arrestime (u bënë 25 arrestime në fillim të hetimit) zëvendësimi i shpërndarësit ndodhte për 10 minuta dhe kështu sheshi kthehej në aktivitet në pak kohë.

Nga përgjimet është zbuluar gjithashtu se nëse hyje në xhiro ishte e pamundur të dilje më.

“Nga një bisedë del se si një person mund të donte të niste një jetë tjetër pas burgut, por dikush e paralajmëroi atë se kjo ishte e pamundur, sepse ai nuk do të merrte më pagën”, shpjegoi prokurori Rocco Liguori gjatë takimit me shtypin.

Karabinierët kanë arritur të përcaktojnë edhe rrogat: 100 euro në ditë për shpërndarësit, nga 50 deri në 70 për vëzhguesit. Për sa i përket kanaleve të furnizimit, një nga të penduarit, konkretisht Angelo Bombace ka treguar se të paktën deri në 2015 ishin Nizzat që furnizonin me kokainë sheshin e shpërndarjes.

Ka ‘një dramë shoqërore’, siç e përcaktoi Raffaele Covetti, komandanti i Ushtrisë së Catanias) në këtë operacion. Në një nga pamjet e regjistruara, vihet re një fëmijë gjashtë vjeç që merr pjesë në shpërndarje. Bëhet fjalë për djalin e partneres së një prej shpërndarësve të arrestuar. “Atij ndoshta i dukej një lojë”, thotë një prej hetuesve.

EMRAT E TË ARRESTUARVE

1- Ivan Battaglia, 25 vjeç, në burg;
2- Brigante Giuseppe, 23 vjeç, në burg;
3- B.S. , 21 vjeç, arrest shtëpie;
4- Carlo Burrello, 24 vjeç, ndodhet në burgun Pagliarelli (PA);
5- Salvatore Celso, 23 vjeç, arrest shtëpie;
6- Cristian Castagna, 22 vjeç, arrest shtëpie;
7- Giovanni Coco, 23 vjeç, lihet në burg;
8- Giuseppe D’Agata, 23 vjeç, në burg;
9- Antonio Di Mauro, 21 vjeç, arrest shtëpie;
10- Concetto Fazio, 42 vjeç, lihet në burg;

11- G.M., 21 vjeç, arrest shtëpie;
12- Vito Gardali, 24 vjeç, lihet në burg;
13- Danilo Alessandro Giammona, 27 vjeç, lihet në burg;
14- Carmelo Giaquinta, 39 vjeç, arrest shtëpie;
15- Fernando Giarratano, 23 vjeç, ndodhet në burgun Noto (SR);
16- Gaetano Lanzanò, 26 vjeç, lihet në burg;
17- Daniele Maggiore, 39 vjeç, ndodhet në burgun e Piazza Lanza (CT);
18- Antonino Marsengo, 20 vjeç, arrest shtëpie;
19- Giuseppe Marsengo, 29 vjeç, lihet në burg;
20- Italo Carmelo Marsengo, 42 vjeç, lihet në burg;

21- Lorenzo Marsengo, 23 vjeç, arrest shtëpie;
22- Giuseppe Messina, 20 anni, ndodhet në burgun e Piazza Lanza (CT);
23- Francesco Meo, 46 vjeç, lihet në burg;
24- Carmelo Nicotra, 26 vjeç, lihet në burg;
25- Giovanni Palazzolo, 22 vjeç, lihet në burg;
26- Giuseppe Pulvirenti, 39 vjeç, arrest shtëpie;
27- Giada Salerno, 21 vjeç, arrest shtëpie;
28- Roberto Savasta, 31 vjeç, lihet në burg;
29- Francesco Strano, 20 vjeç, lihet në burg;
30- Gioacchino Junior Strano, 22 vjeç, ndodhet në burgun e Piazza Lanza (CT);

31- Giacchino Strano, 24 vjeç, ndodhet i burgosur në San Cataldo (CL);
32- Cristian Strazzeri, 26 vjeç, lihet në burg;
33- Gabriele Agatino Strazzeri, 21 vjeç, lihet në burg;
34- Salvatore Ternullo, 24 vjeç, ndodhet në burgun e Piazza Lanza (CT);
35- Gianluca Torrisi, 21 vjeç, lihet në burg;
36- Francesco Zuccaro, 30 vjeç, lihet në burg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here