OPDAT/ Kush i vuri në lëvizje ekspertët e huaj për largimin e Llallës?

Aktualitet

OPDAT dhe EURALIUS janë të mendimit se mandati i Prokurorit të Përgjithshëm përfundon në datën 3 dhjetor. Në një dokument të publikuar sot në media, ekspertët ndërkombëtarë japin argumentet e tyre lidhur me mandatin e kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Por opinioni i ekspertëve ndërkombëtarë është i ngjashëm me “ofertën e pakërkuar”, pasi nuk dihet se kujt i drejtohet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas procedurës parlamentare, zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm shqyrtohet paraprakisht nga Komisioni i Ligjeve. Në praktikën e këtij Komisioni, janë shënuar shpesh raste kur për çështje të ndryshme, kërkon mendimin e ekspertëve, përfshirë edhe atyre ndërkombëtarë.

Në rastin konkret, Komisioni Parlamentar i Ligjeve ende nuk ka hapur procedurë për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Rrjedhimisht, nuk ka hyrë në procedurë diskutimi mbi zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.

Në këto kushte, opinioni OPDAT dhe EURALIUS, i shpërndarë në media të ndryshme, rezulton se nuk i është drejtuar asnjë strukture zyrtare shqiptare. Për më tepër, edhe dokumenti i publikuar nuk ka asnjë referencë se kujt i drejtohet dhe për kohën kur është hartuar.

ME TE LEXUARAT