Ok vajza, a jeni gati për këtë trend ‘të frikshëm’ të vetullave? (Foto)

Soft

Thuajini mirupafshim vetullave me kënd, të holla, dhe shumë të rregullta. Pas vetulla me dredha, jeni gati për një tjetër trend shumë të guximshëm?

Ishte modelja e njohur Cara Delevingne ajo që tërhoqi vëmendje për vetullat e saj të trasha, të zeza dhe pak të bashkuara, për t’u përhapur më pas me shumë shpejtësi edhe tek modelet e tjera.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Artistët e make up-it shprehen se ky është një lajm shumë i mirë që tregon se industria ka lëvizur nga standardet tradicionale dhe e ka njohur bukurinë individuale.

Nëse do e shohim gotën “gjysmë plot” dhe jo “gjysmë bosh”, është një lajm fantastik për ne vajza.

Për të gjitha ju që kishin vetullat e bashkuara, por që nuk i dëshironin aspak, ju erdhi rasti. Ndërsa për të tjerat, që në këtë rast natyra nuk është treguar kaq "bujare" me to, (fatmirësisht do thonim), mund t’i lënë vetullat pa hequr, të paktën do krijonin paksa idene e natyralitetit, ose mund t’i bëni laps.

 

ME TE LEXUARAT