“Eshtë prerë keq, mbaroi”. Deputeti i PD kujton momentet e fundit me Olldashin

Më 20 nëntorin e vitit 2013 u nda nga jeta tragjikisht në një aksident automobilistik deputeti demokrat, Sokol Olldashi. Sot në kujtim të tij miqtë dhe të afërmit kanë ndarë kujtime dhe mesazhe prekëse drejtuar ish-deputetit demokrat.

Ndër ta edhe deputeti Oerd Bylykbashi, mik i hershëm i Olldashit ka kujtuar kafen e fundit me të.

Kliko per me shume info

Në një postim në ‘Facebook’ Bylykbashi shkruan:

U ndame rreth ores 13:00 pas mbledhjes se Komisionit te Ligjeve. I thame njeri tjetrit mirupafshim. Me siguri do te shiheshim te nesermen serish. Ne ora 22:00 dola ‎nga regjistrimi i nje debati ne nje studio TV. Shiu binte litare rruges dhe ndersa ngisja makinen, me vete thoja: ku e gjeti! Sapo parkova, mora nje telefonate. Nuk e besova. Mora nje shok qe me tha duke iu dridhur zeri “eshte prere keq”. Shpresova qe te ishte vec plage. Mora nje shok tjeter qe ishte ne vend ngjarje. “Mbaroi!” me tha me ze te fikur. Nuk me bene kembet te ngjitesha ne shtepi. Njoftova nje shok te vjeter qe u trondit po aq. Desha ta ndaja gjemen, nuk e mbaja dot vetem. Mu kujtua kur u ndame ne dreke me nje mirupafshim, mu kujtua kafja e fundit tek Hotel Kotoni. Mu kujtua kur u ngjit ne shkallet e drunjta mbi kokat e nxenesve qe protestonin dhe te gjithe heshtem ta degjonim ne ate mengjes shkurti 1991 ne palestren e gjimnazit “Naim Frasheri” dhe nuk e pranoja qe ai nuk do te vinte me…ishte shoku i pare i vjeter qe nuk do te shihja me kurre!

1 COMMENT

  1. Ju qe thoni ishim shoke te Kolit,ju jeni burracake,frikacake nuke keni guximin te thoni te verteten e vdekjes Kolit,ate e vrau plaku barbare i vicidolit.Arsyen e vrasjes ju e dini shume me mire se te gjthe ne.plaku kishte frige se do ti merrte PD.Prandaj ju jeni burracake,hipokrite e te pa zotet para nji plaku komunist i ndyre.Ju duhet te kerkoni hapjen e dosjes Kolit,qe te tregoheni te sinqerte me ato qe thoni se Koli ishte shoku jone,nder me te mirte.U ndjefte ne paqe shpirti i tije,i pa harruar kujtime per Kolin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.