Asfiksimi i 60 nxënësve në Bulqizë, pezullohet për 3 ditë procesi mësimor

Kliko per me shume info

Pas asfiksimit të 60 nxënësve pak ditë më parë në shkollën “Rifat Manjani” në Shupenzë të Bulqizës nga tymrat që çliroi vënia në punë e sistemit ngrohës, mësimi nuk ka nisur sot dhe është shtyrë me 3 ditë.

Instituti i Shëndetit Publik ka kërkuar pezullimin e mësimit deri të mërkurën, pasi vijon testimi i sistemit të ngrohjes në shkollë.

Kliko per me shume info

Testimi i sistemit të ngrohjes me pelet, për pak sa nuk ka shkaktoi tragjedi në shkollën 9-vjeçare. Gjatë provës, ka patur rrjedhje gazi nga kaldaja e godinës, duke shkaktuar asfiksi te nxënësit e 9-vjeçares.

Rreth 60 nxënës janë dërguar me urgjencë në spitalin e Bulqizës, për të marrë ndihmën mjekësore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.