Nuk u paraqitën në seancë/ Gjykata vendos paraburgim për deputetët

Kliko per me shume info

Ka dështuar sërish seanca gjyqësore në qendër të të cilës janë deputetët e akuzuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend të Kosovës. Fjala është për katër deputetë të Lëvizjes VetëVendosja (VV), Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu.

Kliko per me shume info

Dështimi i seances së sotme erdhi pasi të katër nuk u paraqiten në seancën e caktuar për tu mbajtur paraditen e sotme. Për këtë sjellje trupi gjykues i çështjes ka urdhëruar arrestimin e tre të akuzuarve pasi të njëjtit janë kërkuar para seance në shtëpitë e tyre nga Policia, por nuk janë gjetur.

Deputetet Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu sërish nuk janë paraqitur në Gjykatë Themelore të Prishtinës, të mërkurën, për gjykim për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës,raporton kosovarja “Zeri.info”.

Sipas të cilës dy deputetët e VV-së Kurti e Kadaj-Bujupi janë kërkuar në shtëpitë e tyre, pasi trupi gjykues qysh në seancën e kaluar ka urdhëruar sjelljen e tyre me Polici në gjykatë, pasi as atëherë nuk ishin paraqitur. Por të njëjtit nuk janë gjetur në adresat e tyre të banimit.

Kështu ka bërë të ditur gjyqtari Beqir Kalludra, i cili anuloi seancën e sotme deri në një afat të pacaktuar. Kalludra caktoi ndaj deputetëve të akuzuar Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, dhe Albulena Haxhiut masën e sigurisë paraburgim.

“Të akuzuarit kanë qenë të ftuar në mënyrë të rregullt dhe mungesën nuk e kanë arsyetuar… Për Albin Kurtin dhe Donika Kadaj-Bujupi, gjykata ka lëshuar urdhëresë për sjelljen me dhunë nga Policia e Kosovës, dhe sipas informatave të këtyre stacioneve, të njëjtit nuk janë gjetur në adresat e vendbanimit.

Meqenëse se të njëjtit nuk iu janë përgjigjur këtyre ftesave, trupi gjykues merr aktvendim kundër të akuzuarve Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi që të lëshoi urdhëresë për ndalim/arrestim dhe dërgim në qendër të paraburgimit, dhe gjithashtu të njëjtëve do tu përcaktohet paraburgimi”, lexohet në njoftimin për urdhërimin e arrestimit dhe paraburgosjes së të akuzuarve.

Në seancën e sotme ku erdhi vetëm Faton Topalli si i akuzuar, nuk u paraqitën as dy deputetët e PDK-së Flora Brovina dhe Blerta Deliu-Kodra, të thirrura si palë të dëmtuara në këtë rast.

Njëjtë ka vepruar edhe deputeti tjetër i PDK-së Bekim Haxhiu, i thirrur si dëshmitar.

“Në mungesë të palëve shqyrtimi i sotëm nuk mund të vazhdojë. Seanca shtyhet në afat të pacaktuar”, tha gjyqtari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.