‘Nuk largohemi pa na pritur Rama’, protestë para kryeministrisë për ndërtimin e HEC-ve në Valbonë

Aktualitet

Sot është zhvilluar një protestë para kryeministrisë nga përfaqësues të Shoqërisë Civile, ambientalistë si dhe banorë të Tropojës, kundër ntërtimeve në Valbonë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata mbanin në duar pankarta me mbishkrimet: Mos ma prek Valbonën“, “Stop HEC-et“, “Zëri i Tropojës, STOP HEC-et“, “Lumi jonë është i sulmuar, zgjohu sa nuk është vonë”, duke kundërshtuar kështu ndërtimin e HEC-ve në Park Kombëtar.

Ata kanë paralajmëruar se protesta do jenë maratonë përpara Kryeministrisë, derisa t’i presë në takim kryeministri Edi Rama. Tubimi vjen pas vendimit të Gjykatës Administrative të datës 3 nëntor, e cila lejoi ndërtimin e tre HEC-ve përgjatë lumit me të njëjtin emër.

 

 

ME TE LEXUARAT