“Nuk i përdhunoj veshët me muzikën tënde”/Stresi i kundërpërgjigjet Hygerta Sakos

Showbiz

Pak ditë më parë, moderatorja sportive, Hygerta Sako ishte e ftuar në emisionin “Thumb” ku mes pyetjeve të shumta, iu kërkua që të bënte një koment edhe për disa artistë shqiptarë.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

Tek Rashel Kolaneci, vlerësoi format bombastike, Lorik Canën e quajti kapiten të papaërsëritshëm, Vilma Mashën, një vajzë shumë të shkatët, të zonjën, dhe një mikeshë shumë e mirë, e ndërsa për reperin shqiptar Stresi, bukuroshja u shpreh se nuk e ka dëgjuar kurrë.

“Stresi nuk e kam dëgjuar kurrë sepse këndon rap kam përshtypjen, dhe nuk dua të them ndonjë fjalë të rëndë, të përdhunoj veshin me muzikë të tillë” – është shprehur Hygerta.

Por nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur edhe përgjigjja e Stresit. Nëpërmjet një videoje të postuar në Instagram, ku po luhej muzika e tij, Stresi duket se është indinjuar shumë që moderatorja nuk e njeh, ndryshe nuk i justifikojmë dot fjalët që ai ka zgjedhur për t’iu kundërpërgjigjur. Ndonëse nuk ka përmendur emër, Stresi e ka bërë të qartë që postimi i tij i drejtohet moderatores së televizionit shqiptar.

ME TE LEXUARAT