Nuk është më Greqia, tashmë BE ka frikë për Italinë

Kliko per me shume info

Tashmë duket se Greqia e ka kaluar rrezikun e madh të falimentimit ekonomik. Për Komisionin Evropian tani paraqitet një tjetër shqetësim kreysor dhe ai quhet Itali.

Kliko per me shume info

KE u shpreh i shqetësuar për borxhin publik italian, një rrezik që ndikon, të gjithë euro-zonën. Ky paralajmerim vejn vetëm pak muaj para se italianët të shkojnë në zgjedhje legjislative pranverën e ardhshme.

Ekonomia e tretë mes 19 vendeve që kanë miratuar monedhën unike njofton në fakt një borxh publik shumë të lartë, i dyti më i lartë në gjithë Bashkimin Evropian pas atij të Greqisë.

Sipas parashikimeve të Komisionit Evropian, borxhi publik italian kulminoi në vitin 2017 me 132,1 për qind të PBB, për të shënuar një rënie të lehtë me 130,8 për qind në 2018 dhe 130,0 për qind në 2019.

Në shkallë krahasuese, mesatarja për vendet e zonës euro është rritur me 89,3 për qind të PBB-së në 2017, 87,2 për qind në 2018 dhe 85,2 për qind në 2019.

“Ne kemi nënshkruar me zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis, një letër për Padoan për t’i kërkuar sqarime”, theksoi komisioneri evropian për Çështjet Ekonomike, Pierre Moscovici, në një konferencë shtypi kushtuar projekteve të ndryshme të buxhetit të shteteve anëtare të zonës euro, shkruan Agjencia telegrafike shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.