“Nuk e lënë të takojë vajzat”, flet babai i 35 vjeçarit që tenton vetëvrasjen

Saimir Zalli tentoi sërish të vrasë veten sot para parlamentit, ndërsa 3 javë u zbrit nga një vinç në qendër të Tiranës me të njëjtën tentativë. 35 vjeçari është në gjendje të rënduar psikologjike pas divorcit, thonë familjarët e tij.

Babai i Saimirit, Hamza Zalli u shpreh se djali i tij ka nevojë për një psikolog, mundësinë për të takuar vajzat dhe një punë, por shteti nuk e ndihmon.

Kliko per me shume info

Ai paralajmëroi se nëse nuk vendos shteti dorë herën e tretë ai mund të vrasë veten, pas dy tentativa të para, hipja në vinç dhe tentativa sot për vetëdjegie përpara parlamentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here