Noka për trafikun e drogës/ Këshilli i Sigurisë ka emra konkretë

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, deputeti Flamuar Noka ka deklaruar se zbardhja e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare e mbledhur më 11 nëntor të vitit të kaluar për çështjen e drogës është urgjente.

“Qeveria është kapur dhe u nxor në pah se qeveria ja doli me paratë e krimit. Ne besojmë se ka të dhëna konkrete, zbardhja e të cilave hedh dritë. Në dijenë tonë është folur për emra konkretë, ku ka emra të njohur të përshirë në trafikun e drogës. Për të qenë transparent ne ndërmorëm këtë iniciativë”, ka deklaruar Noka.

Kliko per me shume info

Më tej deputeti ka reaguar kundrejt kërkesës së dërguar Ilir Metës nga 7 deputetët demokratë të cilët kërkonin zbardhjen e mbledhjes dhe refuzimin që morën nga Presidenti.

“Arsyet se pse u refuzua kërkesa nga presidenti nuk e di, por ne do vazhdojmë të këmbëngulim për zbardhjen e asaj mbledhje. Po të zbardhet ajo mbledhje dalin në dritë shumë gjëra. I bëj thirrje Prokurorisë të kërkojë zbardhjen e mbledhjes së Këshilli të Sigurisë nga Presidenti”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.