Noizy, ka një përgjigje për sherrin që ndodhi në Amerikë

Ditën e djeshme, reperi shqiptar Noizy është vendosur në qendër të vëmendjes së mediave dhe shkak për këtë është bërë një video e cila ka qarkulluar në rrjetet sociale nga një koncert i tij në Amerikë.

Sipas një faqe në Facebook ‘Hip Hop Shqip’, shkruhet se reperi është sulmuar nga grupi rival TBA gjatë një koncerti, që ka patur në Queens, New York. Por lidhur me këtë, ka reaguar vetë reperi nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Instagram.

Kliko per me shume info

Ndonëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, ai ka mohuar që të ketë ndodhur një gjë e tillë, përkundrazi këtë koncert ai e ka cilësuar si ndër më të bukurat në karrierën e tij. “Një nga koncertet më të bukura të karrieres ishte në NY, ju kërkoj ndjes fansave që nuk munda ti takoj të gjithë, pasi shume prej tyre me kan prit jasht deri vonë 🤗 dhe ne fund as nuk u pam dot”, shkruan reperi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.