Një vit si president i SHBA, Donald Trump: Urime për gjithë mediokrit dhe mbështetësit!

Dita e djeshme ishte e veçantë për shtetin amerikan, i cili festonte një vjetorin e zgjedhjes së presidentit Donald Trump.

Vetë presidenti i SHBA dërgoi me një mesazh ironik në rrjetin social Twitter, përshëndetje për mbështetësit e tij dhe një foto nga avioni presidencial “Air Force One”.

Kliko per me shume info

“Urime për gjithë mediokrit dhe për miliona njerëz që na dhanë një fitore masive në kolegjin zgjedhor (304-227)!” shkruan ai në Tweeter.

LEXO EDHE:  E papritur, Papës i fluturon kapelja nga koka (FOTO)

“’Mediokër’ është termi që kishte përdorur Hillary Clinton, gjatë një pritjeje për mbledhjen e fondeve në shtator 2016, për të cilësuar ‘gjysmën’ e mbështetësve të rivalit të saj republikan ‘racist, seksist, homofob, ksenofob, islamofob’.

Që prej asaj kohe, fjala, është përdorur nga mbështetësit e miliarderit për të denoncuar përbuzjen e shprehur nga demokratja kundër tyre.

LEXO EDHE:  Kroacia shpall non grata ministrin serb

 

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here