Një vit pa Ergi Dinin, ja si e kujton e motra

Si sot një vit më parë, këngëtari shumë i dashur për publikun, Ergi Dini është ndarë nga jeta, për shkak të një aksidenti rrugor.

Kliko per me shume info

Kjo ishte një humbje shumë e madhe për familjarët, të afërmit dhe fansat e tij. Motra, Barbana shpeshherë na ka prekur e na ka emocionuar me postimet që bën në rrjetet sociale.

Pikërisht një të tillë ka bërë edhe sot. Ajo ka publikuar një foto me vëllain e saj në Instagram e përbri shkruan:

LEXO EDHE:  Vëllai i Meghan Markle turpëron të motrën: “Ajo është hipokrite, po luan rolin”

“ZOT,ma mbaj afër vetes… Më ka marrë malli për TY dhe për veten time kur isha me ty…#Ergi”.

Ndërkohë në Facebook, Barbana ka shpërndarë një postim të mamasë së saj, ku shkruhet:

“Miq e dashamirës!

U bë një vit që Ylli im,Ergi,ju bashkua yjeve të tjerë,në qiell!
U bë një vit,që zemra ime rreh edhe për Të.
U bë një vit që stuhitë e dhembjes së shpirtit, më rrëzojnë. Por në çdo çast të vështirë, kam ndjerë një dorë që shtrihej,për të më ngritur.
Ajo dorë, jeni ju, miq dhe dashamirës.
Mirësinë tuaj e kam ndjerë në çdo çast.
Jam lutur dhe vazhdoj të lutem edhe për ju. Lumturia qoftë përherë në vatrat tuaja!Jeni të çmuar për mua!

LEXO EDHE:  Martesa me biznesmenin, Adelina Tahiri publikon fotot e rralla

PËR TIM BIR.

Mendja m’u thinj nga nata
Shpirti m’u këput, ra nga vjeshta,
Krahet m’i shqeu shtërngata
dhe zërin ma mbyti heshtja.

Trupi m’u ça nga dhembja
dhe dhembja uluriti prej mallit,
Zemra fluturoi nga brenda
dhe mori fytyrën e DJALIT”

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here