Një vit me presidentin Trump, ekspertët e ekonomisë botërore e vlerësojnë me nota të ulëta

Një vit pas zgjedhjes së Donald Trump si president i SHBA-së, shumë ekspertë botërorë të ekonomisë i japin qeverisë së tij nota të dobta. Ekspertët amerikanë janë më të butë në gjykimet e tyre.

Gati tre të katërtat e ekspertëve të pyetur nga Instituti gjerman Ifo, ishin të mendimit se Donald Trump ka ndikuar negativisht ekonominë botërore. Ifo publikoi të martën (07.11) një sondazh me 929 ekspertë nga 120 vende të botës. 57,2% e ekspertëve të pyetur janë të mendimit, se ardhja e tij në pushtet e ka rënduar ekonominë amerikane.

LEXO EDHE:  Masakra me kamion në Kanada, kush është shoferi që shtypi 10 të pafajshëm
Kliko per me shume info

Por ndikimin më negativ të politikës së Trumpit ekspertët e shohin në fushën e drejtësisë sociale dhe mbrojtjes së mjedisit. 73,5 të ekspertëve të anketuar dhe 61,2 të ekspertëve në SHBA janë të mendimit se më shumë vuajnë të varfrit nga politika e Trumpit, si ajo e parashikuar ashtu edhe ajo e jetësuar ndërkohë, shkruan DW.

LEXO EDHE:  Arrestohet vrasësi lakuriq, ekzekutoi katër persona

Më kritikë janë ekspertët nga Kanadaja, Meksika e Irlanda. Më pak kritikë janë ekspertët amerikanë. Vetëm 38% e tyre janë shprehur, se presidenca e Trumpit ka sjellë pasoja negative brenda vendit. Por megjithatë ata vazhdojnë ta konsiderojnë qeverinë e Trumpit si jo efektive dhe të dëmshme për politikën e brendshme në SHBA.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here