Nisin pasojat e motit të keq/ Përmbytje në Shkodër, probleme në Vlorë (Video)

Moti i keq me stuhi shiu dhe ere ka shkaktuar problemet e para. Në Shkodër raportohen përmbytjet e para në komunën Ana Malit. Në Rrethina mungon energjia elektrike në të gjitha fshatrat. Në Njësinë Administrative Postribë mungon energjia elektrike që në mëngjes.

Në Berdicë mungon energjia elektrike ne gjithe fshatrat, prezencë uji ka në një pjesë të segmentit ku po punohet në rrugën Shkodër-Velipojë. Në Guri i Zi ka patur disa herë ndërprerje të vogla te energjise elektrike por qe eshte rikthyer.

Kliko per me shume info

Ka prezence te ujit ne 40 ha toke ne zonen fushore te fshatit Rrenc, toke e cila eshte e pa kultivuar. Ka prezencë të ujit në aksin nacional Shkodër-Mjedë. Lumi Kir ka rritur ndieshëm prurjet. Në Velipojë mungon energjia elektrike në gjithe territorin për rrjedhojë dy hidrovoret nuk janë në pune. Tokë kënetë e përmbytur është afro 80 hektarë.

Sakaq, në Vlorë kanë qenë minuta të frikshme gjatë paradites në zonën e Vlorës. Një stuhi e fortë e shoqëruar me reshje e cila zgjati vetëm për pak kohë, shkaktoi edhe dëme. Në pyllin e Sodës u dëmtuan disa pemë. Në vendngjarje shkuan edhe nga Shtabi i Emrgjencave, të cilët bllokuan rrugën për afro një orë.

Duke nisur nga pasditja e sotme (29 nëntor) reshjet e shiut do të shtrihen në të gjithë territorin dhe do të jenë më të dukshme gjatë orëve të natës dhe gjatë ditës së nesërme (dt.30).
Paralelisht intensiteti i reshjeve do të pësojë rritje të vazhdueshme nga ora në orë, për të arritur nesër vlera të larta deri në 100mm/24orë. Reshjet do të shoqërohen me prani të lartë të RRUFEVE dhe ERË të fortë.

Në këtë situatë meteorologjike Instituti i Gjeoshkencave publikoi hartën me qarqet më të rrezikuara nga përmbytjet.

Vetëm Durrës e Tirana listohen si zona me rrezikshmëri të moderuar, të tjerat janë të kuqe që do të thotë që rreziku nga reshejt e shiut është i lartë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.