Nisin gjobat për këmbësorët, policia merr masat

Aktualitet

Policia Rrugore ka vendosur të aplikojë një sërë masash të reja për parandalimin e aksidenteve rrugore, ku përfshihen edhe ndëshkimet me gobë për këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në këtë kuadër, në zbatim të "Planit Masave të Ri" janë hartuar disa detyra shtesë si më poshtë:

Vendosje e shërbimeve të Policisë Rrugore apo të Patrullave të Përgjithshme, në vendkalimet për qytetarët në pikat ku ka më shumë lëvizje të qytetarëve, por pa lënë jashtë vëmendjes edhe pikat e tjera, me qëllim monitorimin, këshillimin dhe orientimin e qytetarëve për të respektuar rregullat e Qarkullimit Rrugor.

Pas një periudhe të caktuar sensibilizuese e ndërgjegjësuese, Policia Rrugore do aplikojë edhe masat administrative për qytetarët që nuk zbatojnë rregullat e Qarkullimit Rrugor.

ME TE LEXUARAT