EMRAT/ Nis vettingu te Gjykata e Krimeve të Rënda, në filtër 10 dosjet e dy gjyqtarëve

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka hedhur sot shortin për përzgjedhjen e dosjeve të gjyqtarëve pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda. Në filtër kaluan 10 dosjet e dy gjyqtarëve, Nertina Kosova dhe Dritan Hallunaj.

Shorti është hedhur pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda në prani të komisionerëve të Vettingut, ku janë dosjet për gjyqtarët e Kushtetueses, Gjykatës së Lartë dhe në Prokurorinë e Përgjithshme.

Kliko per me shume info

Dy gjyqtarët e Krimeve të Rënda, Kosova dhe Hallunaj janë edhe kandidatë për në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.