Nis hakmarrja, zbulohet skema e shkarkimit të punonjësve të LSI-së në shtet

Politikë

Edi Rama nuk ka më nevojë për LSI-në, kështu që prej muajsh ka menduar se çfarë strategjie duhet përdorur për heqjen nga puna të militantëve të kësaj partie nga zyrat e shtetit.

Sipas asaj që zbulon gazeta “Sot”, mekanizmi specifik do të jetë Komisioneri i Shërbimit Civil.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo do të ndihmojë socialistët të largojnë të punësuarit e LSI-së në kundërshtim me ligjet, urdhërat dhe udhëzimet në fuqi.

Tashmë janë miratuar aktet e kontrollit për 209 institucione dhe të gjitha parregullsitë që kanë të bëjnë me dallaveret e LSI-së janë raportuar.

Në bazë të gjetjeve që ka bërë Komisioneri i Shërbimit Civil, pritet t’u dërgohet shkresa me njoftimin përkatës shumë institucioneve ku ende nuk ka nisur asgjë.

Punësimet me parregullsi janë të profileve nga më të ndryshmet, gjithmonë në lidhje me LSI-në. E gjitha ngjan si luftë fisesh, humbësit e së cilës janë të detyruar të dorëzojnë “plaçkën”.

Zgjedhjet u humbën dhe ky do të jetë fati i partisë që kaloi tetë vite në pushtet.

Në bashkitë Skrapar, Kuçovë, Bulqizë e Berat ka pasur rastet më flagrante, ku janë gjetur shkelje të ndryshme.

Ndërkohë, shumë persona që janë shkarkuar nga puna nuk janë hequr ende nga sistemi, duke rezultuar ende në punë.

ME TE LEXUARAT