Struktura e Task-Forcës parashikon të nxjerrë zbuluar çdo politikan që ka lidhje me grupin kriminal.
Sipas skemës që shpjegon sesi do të realizohet kjo gjë, struktura e Task-Forcës do të bëjë verifikime për burimet e parave të politikanit, mjeteve të përdorura si edhe të personave të përfshirë që përdorin mjetin.
Gjithashtu do të verifikohet financimi i fushatës së politikanit, sepse dyshohet që paratë të kenë ardhur nga klani kriminal.
Do të shihet nëse fushata ishte e kushtueshme si edhe do të mblidhet informacion për të gjitha komunikimet para dhe gjatë fushatës që ai mund të ketë pasur me grupin kriminal