Ngjela sërish akuza Ramës: Po përpiqet t’u hedhë hi syve të shqiptarëve

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka shpërthyer sërish kundër kryeministrit Edi Rama duke e quajtur atë shkaktarin për situatën e rëndë kriminale, që sipas tij ka pushtuar vendin.
Në një status në “Facebook”, Ngjela thekson se kryeministri po përpiqet të sajojë gënjeshtrën e radhës për t’i hedhur hi, syve të shqiptarëve.

Ai shprehet se Rama e zbuloi veten kur kërkoi që më një logjikë fëminore të gënjente shqiptarët për çështjen Tahiri, pas përgjimeve të antimafies italiane.

Kliko per me shume info

Shkrimi i plotë:

Tani gjithçka do të ecë në drejtimin e duhur: krimi shqiptar ka hyrë në qorrsokakun ku çdo krim ka si segment të fundit kohor.

Është turp për çdo individ që gënjen botërisht kur ky nuk besohet nga askush.

Po kur gënjen një kryeministër, çfarë ndodh?

Një automjet me një shofer që po transportonte 800 mijë Euro është kapur bashkë me dy patenta lundrimi të ish ministrit të Brendshëm.

Po tani?

Asgjë më shumë, kudo ku ka ligj dhe normalitet, ky kryeministër duhej të kishte rënë.

Kryeministri Rama nuk ka rënë deri tani sepse po pret të krijojë gënjeshtrën.

Por, a do ta krijojë dot?

Unë ju thashë pra disa ditësh: nuk ka një çështje Tahiri, por ka një çështje Rama

Tahiri doli sërish në skenë me 800 mijë Euro dhe dy patenta lundrimi.

Kjo tani është e dukshme.

Por Rama e zbuloi veten kur kërkoi që më një logjikë fëminore të gënjente shqiptarët për çështjen Tahiri.

Po tani?

Tani pesha e asaj që përdori si gënjeshtër, në relacion të drejtë më 800 mijë eurot dhe dy patentat për lundrim të ish ministrit të Brendshëm, kthehet në akuzë për Ramën.

Ai tani ka sjellë dyshimin për akuzën e bashkëpunimit kriminal kundër tij.

Por, a ka një i institut akuze i cili të “mund të mendojë kështu”?

Jo. Ky institucion mungon në Shqipëri.

Atëherë?

Megjithatë, Rama nuk ka më shpresë; sepse grupi i tij që është marrë me veprime abuzuese është shumë i gjerë. Prandaj sigurisht që duhet të presim ngjarje të tjera si këto që kanë kaluar.

Rruga e vetme e Ramës pritet të jetë dorëheqja e tij.Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Italisë.

Mësohet se takimi mes dy diplomatëve është bërë në Ambasadën Italiane.

Ndërkohë, nuk dihet se për çfarë janë takuar Donald Lu dhe Alberto Cutillo. Por duhet thënë se takimi vjen pas publikimeve të përgjimeve të antimafias italiane dhe implikimit tw ish-minitrit tw Brendshwm Saimir Tahiri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.