Ngjarje me “hije misteri” në Itali, shqiptari i jep fund jetës pas zhdukjes së të dashurës

Një ngjarje me hije të shumta misteri ka ndodhur në Itali, ku një 50-vjeçar shqiptar është vetëvarur në banesë pasi kishte denoncuar zhdukjen e të dashurës së tij.

“Il Gazettino” me dije se bëhet fjalë për shtetasin Daniel.P, i cili i ka dhënë fund jetës në rrethana të dyshimta në Cornuda të Trevisos.

Kliko per me shume info

Mësohet se i ndjeri kishte denoncuar më 17 nëntor zhdukjen pa gjurmë të bashkëjetueses së tij, Sofiya Melnyk, një 43-vjeçare me origjinë nga Ukraina. Kjo e fundit vijon të jetë në kërkim, ndërkohë që makina e saj u gjet në një pyll në zonën e Forcella Mostaçit.

Një grup hetimor ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë, ku nuk përjashtohet mundësia që dy episodet të kenë lidhje me njëra-tjetrën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here