"Ngatërroi ditën e Çlirimit me shpalljen e Pavarësisë", Taulant Balla ironizon Lulzim Bashën

Politikë

Edhe këtë ditë festë, ku përkujtohet ngritja e flamurit në vlorë dhe shpallja e shqipërisë së pavarur nuk kan ëmunguar ndasitë e ironitë mes kampeve politike. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ironizon kryedemokratin Basha në ditën e 105-vjetorit të Pavarësisë.

Sipas tij, Basha ka ngatërruar datën e Pavarësisë me atë të Çlirimit, e shkoi sipas tij, në varrezat e dëshmorëve të Luftës Nacionalçlirimtare në Tiranë në vend që të shkonte tek varri i Ismail Qemalit në Vlorë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“U zgjodh kryebashkiak duke ngatërruar kutitë. Pastaj kryetar i PD duke ngatërruar tërë partinë. Më pas ngatërroi e bëri lëmsh edhe listat e deputetëve. Më tej akoma e ngatërroi Partinë Demokratike me një burim parash të zeza në një ishull të Amerikës Jugore. Vazhdoi sot, duke ngatërruar Ditën e Çlirimit dhe shkuar tek varrezat e dëshmorëve të Luftës Nacionalçlirimtare në Tiranë, kur duhet të shkonte tek varri i Ismail Qemalit në Vlorë. Mbahuni miq demokratë se ngatërresat nuk kanë mbaruar dhe sinqerisht Gëzuar 105 vjetorin e Pavarësisë!

Gëzuar 28 dhe 29 nëntorin!” – shkruan Balla.

ME TE LEXUARAT